Sport Messi vazhdon luftën me Barcelonën, nuk do paraqitet për tamponin

Messi vazhdon luftën me Barcelonën, nuk do paraqitet për tamponin

Duket se “telenovela” për të ardhmen e Lionnel Messit tek Barcelona po vijon me intensitetin e saj më të madh në ditët e fundit dhe palët nuk kanë ndërmend të arrijnë në një armëpushim.

Nesër klubi blaugrana ka parashikuar një seancë testesh anti-Covid për të gjithë grupin, por Leo nuk do të jetë. Dhe këtë gjë argjentinasi e bëri të ditur përmes babait të tij. Në këtë mënyrë ai nuk do të jetë as në grumbullimin e parë të lojtarëve nën urdhrat e trajnerit Koeman që do të zhvillohet të hënën. Në këtë pikë, duket se është e qartë, që Messi e konsideron të përfunduar kontratën e tij tek klubi spanjoll.

Në të njëjtën kohë një lëvizje tjetër është vënë re nga gazetarët në qytetin bask. Gazetarët e “El Chiringuito” kanë fotografuar në një nga restorantet më të famshme trajnerin e Manchester City, Pep Guardiola.

Nuk dihet nëse ai ka ardhur me mision për të takuar Messin apo nëse refuzimi i “pleshtit” ka të bëjë pikërisht me këtë takim të mundshëm. Megjithatë ujërat po lëvizin dhe lojtari më i mirë i Barcelonës tashmë po largohet përditë e më shumë nga Spanja.