Kryesore Meta beson në zgjidhjen e krizës: S’kanë mbaruar shqiptarët dhe evropianët e...

Meta beson në zgjidhjen e krizës: S’kanë mbaruar shqiptarët dhe evropianët e përgjegjshëm

Kreu i Shtetit Ilir Meta u shpreh besimplotë se kriza politike në Shqipëri do të zgjidhet. Në konferencën për mediat, ai tha se nuk kanë mbaruar ende shqiptarët dhe evropianët e përgjegjshëm. Ndaj i bindur, i tha gazetarëve se duhet të kenë besim.

Pyetje: Nëse nuk ka zgjidhje të krizës do të thotë që shqiptarët nuk do zgjedhin për pushtetin vendor? Pyetja e dytë, pse vendosët ta regjistronit bisedën me zotin Basha, ka diçka që nuk duhet ta dëgjojë kryeministri?

Ilir Meta: Jo s’ka nevojë fare, ajo ishte për përgjegjësitë e mia dhe të zotit Basha nëse do kishte probleme në miting.

Si nuk do ta zgjidhim krizën ne. Gjithë këta që jemi në këtu, jeni në terezi?! Nuk kanë mbaruar as shqiptarët e përgjegjshëm dhe as evropianët e përgjegjshëm, kini besim.