Kryesore Meta: Do më pëlqente të isha ambasador në Danimarkë. President më bënë...

Meta: Do më pëlqente të isha ambasador në Danimarkë. President më bënë për të shkatërruar LSI-në

Fati i tij si President mbetet ende varur në “gozhdën” e Gjykatës Kushtetuese, por Presidenti Ilir Meta thotë se e kishte dëshirë edhe për një mandat të dytë në krye të shtetit.

Gjatë një interviste televizive, Meta tha se ëndërr tjetër ka edhe diplomacinë dhe pse jo të shërbejë si ambasador në vendet skandinave.

“Planin e kisha, të marr një mandat tjetër si president, nëse do pranonin. Besoja se opozita do pranonte. Për një President pas Ilir Metës, që nuk ka eksperiencën e tij, të bëjmë disa ndryshime, dhe t’i lëmë presidentit të ardhshëm disa instrumenta që të mbronte shtetin. Më pas, do ti futesha diplomacisë. E kam menduar të bëhem ambasador në Danimarkë, apo Suedi. Unë e kam vështirë t’i hyj një karrierë tjetër. Do më pëlqente shumë ideja ambasador në Danimarkë apo Suedi”, tha Meta.

Këto plane, sipas tij, tashmë janë shkatërruar ndërsa zbuloi se President e bënë për të shkatërruar LSI-në. Sipas Metës, ky plan ka nisur para 17 majit 2017-të, në takimin e famshëm Rama-Basha.

“Ka qenë e qartë. Ka nisur para 17 majit. Kam vetëm një mesazh, në zgjedhjet e 6 marsit të vendosim integritetin e votës së lirë. Na duhet patjetër që të jemi bashkë me Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave brenda 6 muajve të ardhshëm. Ata donin patjetër që unë të bëhesha President, se ata kishin planet e tyre për asgjësimin e LSI”, tha Meta.