Politika Meta flet për luftë: Mund të sulmohem me tanke në Presidencë, por...

Meta flet për luftë: Mund të sulmohem me tanke në Presidencë, por do përgjigjem

Presidenti Ilir Meta pretendon se një ditë ai mund të sulmohet dhe me tanke nga mazhoranca e cila synon shkarkimin e tij, porse ai është i përgatitur t’i përgjigjet edhe kësaj forme.

“Jam përgatitur për të gjithë skenarët. Edhe me tanke po të vijnë ne Presidencë do marrin përgjigjen më shembullore. Para se te më shkarkojnë ata, do i shkarkoj unë me popullin shqiptar. Po e bëj të qartë, jam gati për çdo skenar. Ata le të vazhdojnë, unë do t’u jap përgjigje shembullore”, tha Meta i ftuar në Open në TCH.

Meta është vetëshpallur si një “kështjellë” e mbrojtjes së Kushtetutës, nga ai që e quan tashmë “grusht shteti”, referuar mazhorancës që sipas tij kërkon të kapë Gjykatën Kushtetuese.