Presidenti i Republikës, Ilir Meta do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare të mërkurën. Pjesë e mbledhjes do të jetë edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
“Duke iu përgjigjur interesit të shumë gazetarëve ju bëj të ditur se Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është përgjigjur pozitivisht ftesës së presidentit Ilir Meta për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Zoti Basha thekson se tani është koha që gjithkush të japë kontributin e tij në shërbim të jetës, shëndetit dhe sigurisë së qytetarëve në këto ditë të vështira”, njoftoi zyra e shtypit të PD.
Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Sigurisë pritet të diskutohet për koronavirusin dhe masat e marra.