Politika Meta: Pse shkova në inaugurimin e hotelit të Kelmend Balilit

Meta: Pse shkova në inaugurimin e hotelit të Kelmend Balilit

Kreu i Kuvendit Ilir Meta tha në “Top Story se nuk ka pasur dijeni për aktivitetet e Kelmend Balilit përpara se çështja të bëhej publike.

Ai ka rrëfyer edhe pse shkoi në inaugurimin e hotelit luksoz “Santa Quaranta” në Sarandë.

“Unë kam dëgjuar shumë përralla për këtë. Unë do të shkoj në çdo inaugurim hoteli që të ftohem, apo edhe në çdo kioskë që të ftohem nëse kam mundësi të shkoj. Unë nuk shkoj vetëm në rast se policia apo shërbimet më thonë që: “mos shko të Sokol Balla sepse ai merret me trafik droge”.

Unë jam kundër dënimeve kolektive. Pra nëse Balili ka bërë atë që ka bërë. Nuk duhet dënuar edhe një i afërm i tij që është kryetar bashkie.

Pse e thirra këshillin e sigurisë?

Mu ngrit në një takim me Lu dhe një takim me ndihmës sekretarin amerikan e shtetit. Ishte i vetmi shqetësim që mu ngrit dhe ai ishte mosarrestimi Kelmend Balilit. Ma ka përsëritur dy herë që unë të tërheq vëmendjen e autoriteteve për t’i dhënë një zgjidhje kësaj çështjeje. Kur kjo çështje ngrihet në një nivel kaq të lartë”, – tha Meta.