Kryesore Meta refuzon dekretimin e Gent Cakajt, ja arsyet

Meta refuzon dekretimin e Gent Cakajt, ja arsyet

Presidenti Ilir Meta refuzon të dekretojë emërimin e Gent Cakajt si ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Refuzimin dhe arsyet presidenti i ka postuar në faqen zyrtare të presidencës.

Kjo është hera e parë që një president refuzon dekretimin e një ministri.

Gent Cakaj u propozua të emërohet nga kryeministri Edi Rama në postin e lënë bosh nga Ditmir Bushati i cili u shkarkua nga kryeministri gjatë Asamblesë Kombëtare që u mbajt më  28 dhjetor.