Extra Michelle Obama publikon sms me të ëmën dhe janë tipike si ato...

Michelle Obama publikon sms me të ëmën dhe janë tipike si ato që kemi në celular

Të gjithë kemi atë komunikimin tonë të veçantë nënë-bijë dhe i tillë është edhe për Michelle Obama-n.

Ish-Zonja e Parë publikoi mesazhet që mori nga nëna e saj, Marian Lois Robinson, pas “Grammy Awards” dhe mund të themi që janë gallatë.

“Kur mami nuk mendon se je një e famshme ‘e vërtetë’”, shkruan Michelle në postimin e saj në Instagram.

Sipas mesazheve të shkëmbyera mësohet se, Michelle kishte harruar t’i thoshte të ëmës që do të shfaqej në eventin e ndarjes së çmimeve, ndërsa batutat mes tyre janë thjesht epike.

Mami: Mendoj se ishe një hit te “Grammys”.

Michelle: Jam ulur këtu me Valerie dhe ky tekst është kaq tipik nga ti. E pe?

Mami: A takove ndonjë nga yjet e vërteta apo ia mbathe menjëherë sapo mbarove punë?

Michelle: Të thashë që do të isha…

Mami: Jo s’më the. Do ta mbaja mend, edhe pse nuk mbaj mend shumë.

Michelle: Mendova se të thashë. Dhe unë jam një yll i vërtetë, meqë ra fjala.

Mami: Po.