Sport Milan-Inter, Pirlo zbulon lojtarin që mund të vendosë derbin

Milan-Inter, Pirlo zbulon lojtarin që mund të vendosë derbin

Andrea Pirlo, ish-mesfushor i Inter-it dhe Milan-it, ka folur për derbin e Milanos që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme.

“Në derbi nuk ka ekipe favorite”, ka thënë italiani për “Tuttosport”. “Milan-i është në formë, Inter jo dhe aq, por mbetet gjithmonë një ndeshje ndryshe nga të tjerat dhe gjithçka mund të ndodhë”.

“Piatek është në formë shumë të mirë, Suso më pak, por mbetet një lojtar i jashtëzakonshëm dhe mund të vendosë derbin. Gattuso? Ka bërë një punë shumë të mirë vitin e kaluar dhe këtë vit i ka dhënë një identitet skuadrës”, përfundoi Pirlo.