Politika Minishengeni, Rama del shëtitje me Vuçiç dhe Zaev në Shkup, merr edhe...

Minishengeni, Rama del shëtitje me Vuçiç dhe Zaev në Shkup, merr edhe një dhuratë

Një ditë para takimit të radhës së Minishengenit në Shkup, tre krerët e shteteve Rama, Vuçiç dhe Zaev dolën një shëtitje rrugëve të kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut.

Të shoqëruar në çdo hapat nga kamerat, të tre janë takuar me njerëzit në rrugë, të buzëqeshur dhe duke iu përgjigjur thirrjeve dhe përshëndetjeve të rastit, ndërsa nuk kanë munguar edhe selfiet.

“Biseduam me qytetarët në qendër të Shkupit, në kuadër të Forumit Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal që mbahet për herë të parë në Maqedoninë e Veriut, si dhe hapjen e perspektivave të reja për lidhjen tonë”, shkruan Zaev në Facebook.

“Shkup – Në vigjiljen e Forumit Ekonomik “Ballkani i Hapur””, shkruan Rama në Facebook, ndërsa ka shpërndarë edhe fotot. Kryeministri ka marrë dhuratë nga kryebashkiaku i Shkupit edhe një bluzë të Juventusit.