Politika Ministri i Jashtëm kinez vizitë në Shqipëri dhe tre shtete të tjera

Ministri i Jashtëm kinez vizitë në Shqipëri dhe tre shtete të tjera

Ministri i Jashtëm kinez, njëherësh Këshilltar i Shtetit Wang Yi do të vizitojë Shqipërinë. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin.

Wang Yi do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Europë në datat 27-29 tetor. Përveçse në Shqipëri, ai do të zhvillojë vizitë në Greqi, Serbi dhe Itali.

Ministri i Jashtëm kinez do të takohet me homologët e tij. Në vendin tonë ai do të pritet nga ministrja e Jashtme Olta Xhaça, në Serbi nga Nikola Selakoviç, në Greqi nga Nikos Dendias dhe në Itali nga Luigi Di Maio.

Ende nuk dihet se cili është fokusi i kësaj vizite. Tirana zyrtare ende nuk ka reaguar për vizitën e politikanit të lartë kinez në vendin tonë.