Aktualitet Mirë se vini në Alaskë, aty ku shqiptarët kanë gjetur Amerikën

Mirë se vini në Alaskë, aty ku shqiptarët kanë gjetur Amerikën

Alaska, e cila quhet The Last Frontier (Kufiri i Fundit), është pika më e largët e SHBA, dhe e largët e globit, është vendi ku “Shqiptarët kanë gjetur Amerikën”

Nga Beqir Sina, Anchorage – Alaska

Diaspora shqiptare, e shpërndarë në të katër anët e botës, për më shumë se 130 vjet, ka pasur një qendër të rëndësishme dhe mjaft të kërkuar, emigracionin në Amerikë.

Ku përjashtim nuk duket se bën edhe Artiku – Alaska, pika më fundore e botës, ku sot dhe qytetet e fundit të Amerikës, kufi me Siberinë – Rusinë, vendbanimet e Alaskës, kanë nga 5 deri në 50 familje shqiptare.

Familje, këto të cilat jetojnë në grupe të vogla në kryeqytetin e Alaskës, Janau, por ka edhe disa familje në qytetet në ndarjen me Rusinë-Siberinë.

Aty si tregojnë shqiptarët e Alaskës, janë 5 deri në 50 familje shqiptare, që punojnë në administratë, nxjerrjen e naftës, minierat e arit, peshkim, hekurudhat, polici, pilotë, dhe taksist.

Me grupe të vogla janë të vendosur deri në qytetet si: Nome, Gembell, Bethel, Barrow, Fairbanks, por ka edhe “kryeqendra” e shqiptarëve të Alaskës – qyteti më i madh, në vend me 300 mijë banorë, Anchorage, i cili jo zyrtarisht thuhet se ka rreth 1300 shqiptarë.

Në qytetin më të madh të Alaskës – Anchorage, shqiptarët duket se kanë gjetur “Amerikën” dhe po jetojnë atë që quhet këtu “Alaska Dream- Ëndrra e Alaskës”. Ata thonë se jetojnë mirë, dhe shfaqen para kamerës tonë mjaft të kënaqur, mbasi siç thonë këta shqiptar që jetojnë prej vitesh kanë siguruar të ardhura, dhe bëjnë një jetë të rehatshme.

Mirëpo, ajo që më bëri përshtypje gjatë vizitës tre-javore në Alaska, ishte se në qytetin Anchorage, përpara një hoteli ku u vendosa, Hotelin IT -Intel Tower ishte vendosur edhe skulptura e një Ariu polar me përshëndetjen e mirë se ardhjes të përkthyer në më shumë se 50 gjuhëve tê botês, përfshirë edhe gjuhën shqipe me përshëndetjen «Mirë se vjen».