Kuriozitete Monedhë për 2 500-vjetorin e betejës së Termopileve

Monedhë për 2 500-vjetorin e betejës së Termopileve

Greqia do të emetojë një monedhë me vlerë dy euro në përkujtim të 2 500-vjetorit të Betejës legjendare të Termopileve, në vitin 480 para Krishtit, ku spartanët e mbretit Leonidas luftuan heroikisht kundër ushtrisë së pamatë perse të Kserksit I.

Beteja u zhvillua gjatë tre ditëve në grykat e Termopileve.

Ana kombëtare e monedhës greke prej dy eurosh, do të ketë përkrenaren e luftëtarëve spartanë së bashku me mbishkrimin në greqisht “2 500 vjet që nga Beteja e Termopileve”.