Alketa Vejsiu ka reaguar më në fund pas zhurmës së madhe që u bë me shkrimet ironizuese për motrat Vjollca dhe Xhemi Shehun, nga portali i saj, dhe këtë herë ka folur nga profili i saj zyrtar.
Moderatorja e njohur u është përgjigjur disa komenteve në një postim të bërë së fundi në Instagram.
Një komenti që e paralajmëron të mos merret me Luana dhe Marina Vjollcën, ajo ia kthen me shumë pozitivitet.
“Mos u ngatërro me motrat Vjollca”, i shkruan një tjetër komentues ndërsa Alketa tregon se nuk ka asgjë me to. “Janë super yje. I duam”, përgjigjet moderatorja.
Ndërsa një komenti tepër negativ, Alketa zgjedh t’i përgjigjet duke i dhënë disa këshilla.
“Sa mirë t’u bë të doli boja fare të gjithë të urrejnë llafazane”, ndërsa Alketa ia kthen: “Jeni bërë shumë me 0 postime, 0 ndjekës! Sa turp, sa turp! Luftoni me mullinjtë e erës! Dashuri ka më shumë se urrejtje! Kështu zhytuni thellë e më thellë por do mbyteni aty”.
Postimet për Xhemin dhe motrat Vjollca na faqen e portalit të saj, Revista Class, ku ironizonte Xhemin si aktore dhe Luanën dhe Marinën për “jetën e sheikeve”, morën tepër reagime dhe bënë bujë në rrjetet sociale.