Extra “Motra më drogoi dhe tentoi të më shiste tek një tutor”, Mariah...

“Motra më drogoi dhe tentoi të më shiste tek një tutor”, Mariah Carey flet për familjen abuzuese

Në një bisedë pa barriera me Oprah Winfrey, këngëtarja 50-vjeçare, Mariah Carey, foli për fëmijërinë dhe ku qëndron marrëdhënia e saj me familjen sot.

Ajo ka përmendur më shumë rreth kësaj, në librin e saj të ri “The Meaning of Mariah Carey”, që është një dedikim për “vajzën e vogël të frikësuar brenda saj”.

“Është koha t’i jap asaj një zë, për ta lënë ta tregojë historinë si ajo e përjetoi.”

Ajo kujton se kishte vazhdimisht frikë nga rritja dhe  se mund ta ndjente sa herë që po “vinte” dhuna.

“Kur isha 12 vjeç, motra ime më drogoi me valium, më ofroi një sasi të vogël kokaine, më shkaktoi djegie të shkallës së tretë dhe u përpoq të më shiste tek një tutor”, shkruan Carey në librin e saj.

Winfrey e pyet Carey-n, duke “parë prapa në atë përvojë të pretenduar, cili mendon se ishte burimi i dhimbjes së tyre?”

“Ne as nuk e njohim vërtet njëri-tjetrin. Edhe u rritëm, edhe nuk u rritëm bashkë. Ata janë më të mëdhenj se unë, dhe në kohën që unë linda, ata tashmë ishin të dëmtuar në shumë aspekte, sipas mendimit tim. Sidoqoftë, unë nuk ndihesha aty edhe kur linda, jam ndjerë gjithmonë si e jashtme në familjen time.”

Këngëtarja thotë se shpesh asaj i dukej edhe sikur i ati, ndihej si një i huaj në familje, në shumë mënyra.

Carey është më e vogla nga tre fëmijët. Ajo ka një vëlla, Morgan, 60 vjeç dhe Allison, 57 vjeç.

“Ata gjithmonë kanë menduar se jeta ime ishte e lehtë”, shprehet ajo.

Lidhur me prindërit e saj, Mariah kujton se ai ati ishte shumë i rreptë me një qasje thuajse ushtarake ndaj jetës.

“Ne patëm shumë diskutime kur ai ishte në shtratin e vdekjes dhe kjo ishte një periudhë, kur unë ndjeva se thjesht doja që ai ta dinte se çdo gjë që ne kemi kaluar si familje, nuk ishte kurrë për faj të tij dhe kjo ishte tepër e rëndësishme për mua.”

Ndërkohë, për mamanë e saj, këngëtarja shprehet:

“Nuk ndihesha asnjëherë mirë dhe ajo më linte me njerëz që nuk ishin të sigurt, por unë gjithmonë do të kujdesem për të. E di që të jesh nënë është një punë e vështirë.”

“Shpresa ime është që ajo të shohë thelbin tim, si një person i mirë dhe dikush që është përpjekur,” shton ajo.

Sot, pas vitesh terapie, Carey nuk i referohet më nënës së saj si “mami”, por në vend saj, i thërret në emër,  Patricia. Gjithashtu, ajo i referohet vëllait dhe motrës së saj, si “ish-vëlla” dhe “ish-motër”.