Bota Mund të ishte afrikani i parë me ngjyrë në hapësirë si astronaut,...

Mund të ishte afrikani i parë me ngjyrë në hapësirë si astronaut, ndërron jetë papritur

Maseko ishte shndërruar në frymëzim për të rinjtë

Mund të hynte në histori si afrikani i parë me ngjyrë që do të udhëtonte në hapësirë si astronaut, por sfida në qiell u pengua nga një e papritur në Tokë, pikërisht një aksident me motoçikletë.

Afrika e Jugut u shokua nga lajmi i vdekjes së 30 vjeçarit Mandla Maseko, personazh i dashur nga të rinjtë e vendit afrikan nga viti 2014, kur i riu që në atë kohë punonte si dj fitoi konkursin “Axe Apollo Space Academy”, duke mundur rreth 1 milionë aplikantë nga e gjithë bota dhe siguruar një vend në një anije kozmike në një misionin hapësinor.

Maseko ndërkohë kishte marrë patentën e pilotit privat dhe kishte hyrë në ushtri, duke kombinuar shërbimin ndaj shtetit me pasionin e tij për kozmosin, të cilin e përcillte në shkolla dhe emisione televizive.

Teknikisht, afrikani i parë në kozmos ka qenë miliarderi afrikano jugor i bardhë Mark Shuttleworth në 2002, që pagoi 12 milionë sterlina për 8 ditë në sondën ruse Soyouz.