Sport Mungesa e Ronaldos, ja si Pirlo do ndryshojë Juventusin

Mungesa e Ronaldos, ja si Pirlo do ndryshojë Juventusin

Andrea Pirlo duhet të ndërtojë një Juventus të ri për ndeshjen e së shtunës në mbrëmje në Krotone dhe për debutimin në Champions të martën në Kiev kundër Dinamos së Lucescu-t.

Pas rasteve pozitive të Ronald-s dhe McKennie, Pirlo do të prezantojë një Juventus ndryshe. Dhe ndoshta do të ndryshojë edhe modulin.

Ish-mesfushori, sipas Corriere dello Sport, po përkëdhel idenë për të kaluar nga 3-4-1-2 te 4-4-2, duke parë se Ramsey ka një problem muskulor dhe rrezikon të mungojë edhe sfidën në Ukrainë.

Ndryshimi i parë do të jetë në portë, ku pritet të vijë debutimi në këtë sezon i Buffon. Pirlo do t’i japë pak frymëmarrje Szczesny-t.

Rriten shanset për një debutim të Chiesa-s me skuadrën e tij të re. Në krahun tjetër, në mesfushë, do të rreshtohet Bernardeschi.

Duket i vështirë rikuperimi i Dybala. Nuk ka luajtur me Argjentinën kundër Ekuadorit dhe Bolivisë për shkak se ka patur pak temperaturë dhe gastroenterit. Do të kursehet për Champions-in.

Në sulm, Kulusevski do të zhvendoset në krah të Morata-s, i aktivizuar nga Pirlo për 58 minuta kundër Romës dhe në kërkim të golit të parë.