Extra Muzikë klasike në spitalin e Bergamos, për t’u dhënë forcë pacientëve

Muzikë klasike në spitalin e Bergamos, për t’u dhënë forcë pacientëve

Në spitalin “San Marco”, në Zingonia (Bergamo) notat muzikore kanë “pushtuar” korridoret dhe dhomat. Muzika klasike është vendosur për t’u dhënë forcë pacientëve dhe për të bërë të ndihet sa më pak zhurma e respiratorëve.

Ideja ishte e mjekut të ri Nicola Sertori, i cili është drejtues i repartit Covid-19, me më shumë se 100 pacientë të shtruar.

“Ideja më lindi për argëtimin e babait tim, i cili ishte i shtruar këtu në spital dhe donte të dëgjonte muzikë. Sapo e pamë që funksiononte, duke i dhënë kurajë pacientëve, vendosëm ta shpërndanim muzikën edhe në departamente të tjera”, është shprehur Sertori.