Një fond unik i letërkëmbimeve të Fan Nolit, dokumenta dhe studime të tij ndodhen në arkivin e universitetit të Korçës si një dhuratë e bërë nga prof. Nasho Jorgaqi.
Dokumente origjinale i përkasin periudhës pas vitit 1926 dhe janë kryesisht letërkëmbime dhe shënime te Nolit.
Ato janë mbledhur nga Jorgaqi në Boston dhe i janë dhuruar universitetit të Korçës, i cili mban emrin e Nolit.
Universiteti Fan Noli synon dixhitalizimin e të gjithë këtij fondi dhe pasurimin e bibliotekës shkencore.
Universiteti i Korçës pret edhe dokumentat e tjera që do të vihen në dispozicion nga lidhja e shqiptarëve të Diasporës në Shtetet e Bashkuara.