Kosova “Ndaleni këtë çmenduri para se të jetë vonë”, Haradinaj flet për armatosjen...

“Ndaleni këtë çmenduri para se të jetë vonë”, Haradinaj flet për armatosjen e Serbisë nga Rusia

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, e quan kërcënim për Kosovën dhe paqen e rajonit, faktin se sipas tij, Serbia po armatoset me pajisje ushtarake nga Rusia dhe Kina.

Në një postim në Facebook, Haradinaj shkruan: “Armatosja e vazhdueshme e Serbisë me pajisje ushtarake nga Rusia dhe Kina (Pancirë, Sisteme të Mbrojtjes Ajrore, Dronë etj) është kërcënim i drejtpërdrejtë për Kosovën, paqen e brishtë në rajon, si dhe perspektivën Euro-Atlantike.

Serbia duhet ta ndalë këtë çmenduri para se të bëhet vonë!”