Një javë pas atentatit ndaj mjetit që ai drejtonte, ndërroi jetë shoferi i prokurorit Arjan Ndoj, Andi Maloku.
Lajmi është konfirmuar nga familja e tij.
30-vjeçari ndërroi jetën pasditen e sotme te Spitali i Traumës në Tiranë, pas komplikacioneve.
Ai u plagos rëndë në atentatin e 1 nëntorit, pasi plumbat e kishin kapur në shtyllën kurrizore dhe në mushkëri.
Maloku ishte sjellë në spitalin e Traumës në Tirane, kur për 7 ditë qëndroi nën kontroll dhe terapi intensive nga mjekët. Por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.
Ai kishte vetëm dy muaj që kishte filluar punë.
Ngjarja ndodhi të premten e 1 nëntorit te mbikalimi i Shkozetit. Në këtë atentat mbetën të plagosur prokurori Arjan Ndoj dhe Pëllumb Muharremi.