Politika Ndërron jetë ish-ambasadori i BE në Shqipëri

Ndërron jetë ish-ambasadori i BE në Shqipëri

Ish-amabasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Helmuth Lohan, ka ndërruar jetë ditën e sotme. Për ndarjen nga jeta të Lohan, ka shprehur ngushëllimet dhe ish-Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.

“Me keqardhje mësova për ndarjen nga jeta të ish Ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Helmuth Lohan. Përveç se një mik i çmuar, Helmuth Lohan ishte një burrë i përkorë dhe njohës i shkëlqyer i makinerisë e burokracisë europiane. Vitet e shërbimit të tij në Shqipëri përkojnë me përpjekjet tona për të hedhur hapin e parë, atë të aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Europian. #RIP”, ka shkruar Bushati.

Helmuth Lohan udhëhoqi delegacionin e BE në vendin tonë nga shtatori i 2006-s, deri në shtator të 2010, detyrë që ia pasoi ambasadorit Ettore Sequi.