Extra Në 36-vjetorin e saj, Alketa Vejsiu flet për gabimet: Mendoja se pas...

Në 36-vjetorin e saj, Alketa Vejsiu flet për gabimet: Mendoja se pas të 30-ve, piqeshe

Alketa Vejsiu feston sot ditëlindjen e saj të 36. Në një moment reflektimi, moderatorja postoi një deklaratë të gjatë në Instagram ku fokusohet më së shumti te gabimet, të mësimet më të mëdha që ka nxënë dhe te njeriu që duket e njeriu që është.

Momentalisht, ajo ndodhet në Majemi për të ndjekur një seminar të Tony Robbins, folësin e njohur që frymëzon dhe motivon ata që duan të përmirësojnë jetët e tyre.

Alketa thotë se mendonte se pas të tridhjetave, njerëzit piqeshin dhe dinin gjithçka.

“Sot jam 36 vjeçe dhe nuk di gjithçka. Në fakt jam ende një nxënëse. Disa herë jam nxënësja e bankës së parë që merr 10, disa herë ajo e kapur në befasi që gabon. Jam një grua, një profesioniste dhe një prind i gabueshëm. Nëse mendoni që jam perfekte, nuk jam”, thotë ajo.

Dy mësimet më të vyera që ka nxjerrë në jetë dhe që i japin forcë kurdoherë janë:

“1. Një moto që më jep forcë edhe në ditët e mia më të errëta: Mos u përpiq të jesh perfekte, bëhu një shembull fantastik i të qenit njeri.

Dhe 2. ‘E pamundura’ nuk është një fakt, është një opinion. Është një fjalë që e thonë njerëz të vegjël pa forcë dhe vizion. E pamundura është asgjë! Ti mundesh.”

Alketa numëron edhe me çfarë është bekuar në jetë, duke nisur nga familja, partnerët e biznesit, vendin ku është lindur dhe një zemër të butë që s’u forcua pavarësisht sfidave.

 

View this post on Instagram

 

Sot është ditëlindja ime! 10 vjet më parë mendoja se kur kalon të 30-tat je shumë i pjekur dhe di gjithçka. Sot po ju shkruaj nga Miami! Jam këtu për një trajnim shumë të rëndësishëm të cilin e kisha rezervuar kohë më parë, një trajnim që unë mendoj dhe besoj se do të më shërbejë për karrierën dhe veten time në të ardhmen. Sot jam 36 vjeç dhe jo, nuk di gjithçka! Në fakt jam ende një nxënëse. Disa herë jam nxënësja e bankës së parë që merr 10-të, disa herë ajo e kapur në befasi që gabon.Jam një grua, një profesioniste dhe një prind i gabueshëm. Nese mendoni qe jam perfekte, nuk jam! Këtu ku ndodhem në këto momente jam nxënëse e një njeriu frymëzues që ka ndryshuar qindra mijëra jetë në mbarë globin si @tonyrobbins Dua të ndaj me ju dy mësime. 1) Një moto që më jep forcë edhe në ditët e mia më të errëta: “Mos u përpiq të jesh perfekte: bëhu një shembull fantastik i të qënit njeri.” 2). “E pamundura” nuk është një fakt, është një opinion.Është një fjalë që e thonë njerëz te vegjël pa forcë dhe vizion. E Pamundura është asgje! Ti mundesh “Yes You Can”! Viti që lashë ka qënë një vit shumë i zhurmshëm në jetën time. Ka pasur zhurma të bukura që nisin nga lumturia që me fal cdo dite njeriu që dua, gëzimet e fëmijëve të mi ,dashuria e pakushtëzuar e prindërve e mbarojnë me plotësimin e një ëndrre fëmijërie! Prezantimi në Festivalin e “Sanremos”. Ka pasur edhe zhurma më pak të bukura dhe disa shumë të shëmtuara. Disa prej këtyre zhurmave më lënduan ( shume madje sepse pas gruas se forte dhe ambicioze fshihet nje shpirt i ndjeshëm), të tjera më bën të reflektoj, por të gjitha ishin mësime shumë të mira qe më rritën. Mendoj se jam në gjysmën e rrugës sime dhe pavarësisht çdo uljeje e ngritjeje, mund të them se kam pasur një rrugëtim të mrekullueshëm në jetë. Jam bekuar me një familje që në fund të çdo dite, kur fiken dritat e skenës dhe mbyllet Instagrami më kujton kush jam, jam bekuar me miq të rrallë, me partnerë biznesi me të cilët ndajmë të njëjtin vizion; jam bekuar edhe me vendin ku jetoj, që pavarësisht se nuk është vendi më i pasur ekonomikisht në Europë, është i pasur me shumë dashuri, dhimbsuri dhe me shumë pasion për të jetuar. Vazhdon… Shfleto ▶️

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu) on

Deklarata e plotë

“Sot është ditëlindja ime!

10 vjet më parë mendoja se kur kalon të 30-at je shumë i pjekur dhe di gjithçka. Sot po ju shkruaj nga Miami! Jam këtu për një trajnim shumë të rëndësishëm të cilin e kisha rezervuar kohë më parë, një trajnim që unë mendoj dhe besoj se do të më shërbejë për karrierën dhe veten time në të ardhmen. Sot jam 36 vjeçe dhe jo, nuk di gjithçka! Në fakt jam ende një nxënëse. Disa herë jam nxënësja e bankës së parë që merr 10, disa herë ajo e kapur në befasi që gabon. Jam një grua, një profesioniste dhe një prind i gabueshëm. Nëse mendoni që jam perfekte, nuk jam!

Këtu ku ndodhem në këto momente jam nxënëse e një njeriu frymëzues që ka ndryshuar qindra mijëra jetë në mbarë globin si Tony Robbins.

Dua të ndaj me ju dy mësime.

  1. Një moto që më jep forcë edhe në ditët e mia më të errëta: Mos u përpiq të jesh perfekte, bëhu një shembull fantastik i të qenit njeri.
  2. ‘E pamundura’ nuk është një fakt, është një opinion. Është një fjalë që e thonë njerëz të vegjël pa forcë dhe vizion. E pamundura është asgjë! Ti mundesh. Yes You Can!

Viti që lashë ka qenë një vit shumë i zhurmshëm në jetën time. Ka pasur zhurma të bukura që nisin nga lumturia që më fal çdo ditë njeriu që dua, gëzimet e fëmijëve të mi, dashuria e pakushtëzuar e prindërve e mbarojnë me plotësimin e një ëndrre fëmijërie; Prezantimi në festivalin e Sanremos. Ka pasur edhe zhurma më pak të bukura dhe disa shumë të shëmtuara disa prej këtyre zhurmave më lënduan (shumë madje, sepse pas gruas së fortë dhe ambicioze fshihet një shpirt i ndjeshëm), të tjera më bënë të reflektoj, por të gjitha ishin mësime shumë të mira që më rritën.

Mendoj se jam në gjysmën e rrugës sime dhe pavarësisht çdo ulje ngritjeje, mund të them se kam pasur një rrugëtim të mrekullueshëm në jetë. Jam bekuar me një familje që në fund të çdo dite, kur fiken dritat e skenës dhe mbyllet Instagrami, më kujton kush jam. Jam bekuar me miq të rrallë, me partnerë biznesi me të cilët ndaj të njëjtin vizion. Jam bekuar edhe me vendin ku jetoj, që pavarësisht se nuk është vendi më i pasur ekonomikisht në Europë, është i pasur me shumë dashuri, dhembshuri dhe me pasion për të jetuar.

Faleminderit edhe ju që më jepni mundësinë të ndaj mendimet e mia, ju që zgjidhni të më ndiqni dhe merrni kohë nga koha juaj për të më shkruajtur. Pas ekranit të këtij telefoni nuk është Alketa që ju njihni: energjike, ambicioze, luftarake dhe ëndërrimtare që nuk ndalet për suksesin. Tani po ndaloj vrapin dhe po ju flas sinqerisht! Pas ekranit të telefonit është Alketa tjetër me një zemër të ndjeshme që lëndohet, por ku ligësia nuk ka gjetur kurrë vend dhe ku dashuria ka udhëhequr gjithmonë.

Në ditëlindjen time, dua t’ju ftoj të gjithë virtualisht të ngremë një dolli për dashurinë dhe jetën. Jemi të gjithë studentë, asnjëherë maestro dhe vetëm kështu mund të ecim përpara! Përqafime.”