Kryesore Negociatat/ Presidenti i KE të martën në Tiranë për të takuar Ramën

Negociatat/ Presidenti i KE të martën në Tiranë për të takuar Ramën

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk viziton të martën Shqipërinë nga ku do të zhvillojë dhe një takim me kryeministrin Edi Rama.

Mësohet se takimi i Tusk me kreun e qeverisë shqiptare do të zhvillohet në orën 15:00 dhe në fokus do të jetë çështja e integrimit.

Takimi i Tusk me Ramën vjen një muaj para se BE të japë vendimin nëse do t’i hapë negociatat me Shqipërinë apo jo.

Kreu i qeverisë shqiptare dy ditë më parë zhvilloi një vizitë zyrtare në Berlin nga ku u takua me kancelaren Merkel dhe deputetë të Bundestagut gjerman. Takim nga ku Rama mori dhe mbështetjen e kancelares në lidhje me çështjen e negociatave.