Extra “Nëse jeni pjesë e kësaj telefonate, jeni të pushuar”. Drejtori shkarkon 900...

“Nëse jeni pjesë e kësaj telefonate, jeni të pushuar”. Drejtori shkarkon 900 punonjës në Zoom

Vishal Garg, CEO i “Better.com”, një kompani amerikane huadhënësve, shkarkoi nga detyra 900 punëtorë përmes një telefonate në grup. Më vonë, kompania njoftoi se kishte shkurtuar rreth 9% të stafit pak ditë para pushimeve të fundvitit.

“Nëse jeni pjesë e kësaj telefonate, jeni pjesë e një grupi të pafat që po largohet nga puna”, tha Garg në video-telefonatën e tij, të parë nga CNN Business. Më pas, ai u tha punonjësve se do të merrnin edhe një e-mail sqarues nga Burimet Njerëzore, për përfitimet dhe shpërblimet.

“Është e vështirë të shkarkosh njerëz nga puna, sidomos në këtë periudhë të vitit”, tha drejtori i Financave të kompanisë, Kevin Ryan, për CNN Business. “Por pasqyrat financiare na detyruan që të merrnim këtë vendim”.

Garg tha se arsyet e shkarkimit masiv nga puna ishin performancë dhe produktiviteti, por revista “Fortune” raportoi se ai kishte akuzuar punonjësit se kishin “vjedhur” klientët e njëri-tjetrit dhe se ishin dembelë që punonin vetëm dy orë në ditë.