Kryesore Nëse Rama ju propozon për president do e pranonit? Meta: Po, por...

Nëse Rama ju propozon për president do e pranonit? Meta: Po, por pas 25 vjetësh

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se ai nuk do ta pranonte një propozim të kryeministrit Rama për të qenë sërish në krye të shtetit.

Ai u përgjigj me ironi teksa deklaroi se një ofertë të tillë do të pranonte vetëm pas 25 vjetësh, ndërsa tani nuk ka se çfarë të bëjë në rolin e presidentit.

Në rast se z. Rama ju propozon sërish për president, a do ta pranoni apo jo?

Meta: Pas 25 vjetësh po, për mandatin e dytë.

Tani jo?

Meta: Tani jo se s’kemi si të pranojmë ne këtu, se opozita s’ka një këshilltar në pushtetin vendor. Dini ndonjë bashki në Afrikë që nuk ka këshilltar.

Edhe nëse do të vijoni të jeni president do të dilni në opozitë?

Unë s’kam çfarë të bëj më si president, unë bëra gjithçka si president. U përpoqa të kaloja krizën e 2017-s edhe kur nuk isha president dhe u imponova ardhjen e McAllisterit, e bëra unë atë gjë.

Ndërsa, procesin për zgjedhjen e presidentit të ri, Meta e shikon me skeptizicëm. Sipas kreut të shtetit, negociatat me opozitën nuk eksitojnë, pasi siç u shpreh ai, çështja e zgjedhjes së presidentit është çështje gustosh, cilit do ti pëlqejë Edi Rama.

“Çështja e presidentit nuk përbën interes për negociata dhe nuk ka për të qenë  çështje reale negociatash, por është çështje gustosh, se cilit do ti shijojë me shumë për ketë detyrë të  vetmit person që merr vendime në mazhorancën aktuale.

I gjithë ky proces më duket një farsë. Unë jam kundër farsave dhe opozita në tërësi është bërë pjesë e një farse opozitare, pavarësisht se shumica e shqiptarëve do të jenë dhe janë2 në opozitë.

Çështja e negociatave për Presidentin është një përpjekje e mazhorancës për të spostuar vëmendjen nga rënia e shtetit të së drejtës, drejtësia me regji, çështja e situatës energjetike dhe shumë probleme”, tha Meta.