Bota Netanyahu kalon testin, fiton zgjedhjet brenda partisë

Netanyahu kalon testin, fiton zgjedhjet brenda partisë

Kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu fitoi bindshëm zgjedhjet për lidershipin e partisë së tij Likud. Votimi, në të cilin morën pjesë rreth 49% e anëtarëve të partisë, konsiderohej si një test kyç për qëndrimin e Netanyahut në pushtet.

“Me ndihmën e Zotit dhe tuajën, unë do të drejtoj Likud drejt një fitoreje të madhe në zgjedhjet e ardhshme dhe do të vazhdoj të udhëheqë shtetin e Izraelit drejt arritjeve të paprecedenta”, tha Kryeministri.

Sfiduesi Gideon Saar pranoi humbjen duke thënë se do të mbështeste rivalin në zgjedhjet e përgjithshme që pritet të mbahen ne muajin mars.

Netanyahu zhvilloi një fushatë të ethshme, me qëllimin për të siguruar një fitore sa më të madhe, çka do të forconte pozitat e tij në prag të zgjedhjeve të treta për këtë viti.

Zgjedhjet e mbajtura në prill dhe shtator nuk nxorën një fitues të qartë, dhe partitë kryesore, Likud dhe Bardh e Blu, nuk arritën dot të krijonin qeverinë. Gjithashtu 70-vjeçari përballet edhe me një proces gjyqësor lidhur me akuzat për korrupsion dhe mitmarrje.