Aktualitet Hyri në rrënoja për të shpëtuar jetë njerëzish, mjeku hero dekorohet nga...

Hyri në rrënoja për të shpëtuar jetë njerëzish, mjeku hero dekorohet nga Meta

Presidenti Ilir Meta ka shprehur mirënjohjen për mjekun Grei Malo i cili dha ndihmën e tij për të shpëtuar banorët e mbetur në rrënoja në zonat e dëmtuara nga tërmeti.

Presidenti e ka nderuar me Titullin e lartë “Për Merita të Veçanta Civile”, mjekun Grei Malo, te cilin e ka cilësuar hero.

Meta thekson se Malo spikati me kontributin e tij të veçantë humanitar si anëtar i Qendrës Vullnetare të Emergjencave Civile, për shpëtimin e të riut Klajdi Qato.

“Me nderim dhe mirënjohje të thellë, pata sot privilegjin të vlerësoja me Titullin e lartë “Për Merita të Veçanta Civile”, mjekun hero Grei Malo, i cili zbriti në terren menjëherë pas goditjes së tërmetit tragjik të 26 nëntorit, duke hyrë nën rrënoja e shpëtuar jetë njerëzish në të gjitha zonat e dëmtuara, dhe spikati me kontributin e tij të veçantë humanitar si anëtar i Qendrës Vullnetare të Emergjencave Civile, për shpëtimin e të riut Klajdi Qato.

Mirënjohje Grei Malos që dha një shembull të jashtëzakonshëm të sakrificës dhe profesionalizmit, duke na bërë krenarë dhe gëzuar respektin e të gjithë shqiptarëve!

Mirënjohje të gjithë anëtarëve të Qendrës Vullnetare të Emergjencave Civile!”, shkruan Meta në rrjetet sociale.