Aktualitet Nga 1 marsi, Italia hap kufijtë edhe për turistët nga Shqipëria

Nga 1 marsi, Italia hap kufijtë edhe për turistët nga Shqipëria

Nga 1 marsi në Itali do të futen në fuqi rregulla të reja të pandemisë.

Kështu duke nisur nga kjo datë s’do të ketë më karantinë për të gjithë qytetarët nga e gjithë bota që udhëtojnë drejt këtij vendi, sipas rregullave të reja të firmosura nga Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza.

Në këtë mënyrë, Italia ka hapur kufijtë dhe për turistët nga Shqipëria. Për turistët shqiptarë do të zbatohen të njëjta rregulla si për udhëtarët nga vendet europiane.

Pra, të gjithë personat që të do futen në Itali, do të jetë e mjaftueshme që të plotësojnë një nga kushtet e Green Pass.

Qytetarët duhet të jenë të pajisur vetëm me certifikatën e vaksinimit, certifikata e shërimit ose testi negativ.