Politika Nga Arabia dhe Malajzia, një tjetër kandidat për deputet i PD shton...

Nga Arabia dhe Malajzia, një tjetër kandidat për deputet i PD shton mbështetësit e rremë në rrjetet sociale

Pas Gazment Bardhit, edhe kandidati për deputet i Partisw Demokratike, Belind Këlliçi, po investon fort në rrjetet sociale. Ai ka nisur të blejë mbështetës “fake” në vendet aziatike.

Ndjekësit e tij në Facebook janë në shumicë dërrmuese profile “fake” dhe emra që as i lidh gjë me Tiranën d as jetojnë fare në Shqipëri.

Mjafton të shohësh personat që pëlqejnë postimet e Belindit, për të kuptuar se pas tij janë fiksuar vajzat arabe dhe malajzjane.

Kjo tregon se në fakt, Belindi i ka blerë ndjekësit e tij, një opsion që ofrohet me pagesë nga Facebook dhe rrjetet sociale.