Politika Nga Avokate e Shtetit, Enkelejda Muçaj emërohet zëvendësministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

Nga Avokate e Shtetit, Enkelejda Muçaj emërohet zëvendësministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme ka emëruar Enkelejda Muçajn zëvendësministre të Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ajo ka qenë deri në 28 qershor të këtij viti në postin e Avokates së Shtetit, teksa ka mbrojtur shtetin në gjyqin kundër biznesmenit italian Francesco Becchetti në Arbitrazh që Shqipëria e humbi.

Muçaj u zëvendësua nga Brunilda Lilo.

Vendimi i Këshillit të Ministrave për emërimin e Muçaj si zëvendësministre e Infrastrukturës dhe Energjisë është botuar sot (20 tetor) në fletoren zyrtare.