Sport Nga dështak në mbret; ja si “rilindi” Higuain

Nga dështak në mbret; ja si “rilindi” Higuain

Gonzalo Higuain kaloi një pjesë të mirë të së natës (mes së martës dhe së mërkurës) pa gjumë. Kjo, për shkak të golit dhe fitores 3-0 ndaj Bayer Leverkusen, në Champions, por edhe të superkasikes së Argjentinës. Ai u gëzua për fitoren e River Plate, por zhytja në të kaluarën zgjati vetëm një moment. Mendja është sinkronizuar tashmë në një klasike tjetër të futbollit italian, atë të “San Siro”, në një stadium që si kuqezi nuk i solli fat.

Fjala kyçe për të kornizuar “pykën” e bardhezinjve (GH) është qetësia. Në Milano, performanca u kushtëzua nga gjendja shpirtërore, duke mos ditur se cila do të ishte e ardhmja e tij. Te Juventusi rizbuloi qetësinë e mendjes, gjë që i lejon atij të performojë në maksimum. Kjo, falë edhe besimit të gjithë atyre që e rrethojnë. Ndërsa të gjithë e panë me valixhet gati në merkaton e verës, jashtë planeve të Juventusit, ai kurrë nuk kishte dyshime për qëndrimin në Torino.

Njohja e metodave të Sarrit ishte një ndihmë e shkëlqyer, këshillat e babait, Jorge, një ish-futbollist, bënë pjesën tjetër në “rilindjen” e “Pipita”. Higuain e ka merituar përsëri fanellën bardhezi, me një mendim fiks: të tregojë se ende mund të bëjë ndryshimin. Mundësia për të shkëlqyer pranë Cristiano Ronaldos është vërtet joshëse. Objektivin e ka arritur në një kohë të shkurtër. Sarri menjëherë i dha besim dhe kjo ndihmoi në “rilindjen” e tij. Derbi është përpara, të dielën, ndërsa Antonio Conte është i paralajmëruar nga goleadori argjentinas…