Aktualitet Nga Elbasani në Tiranë, ambasadorja Kim tur nëpër qendrat e numërimit

Nga Elbasani në Tiranë, ambasadorja Kim tur nëpër qendrat e numërimit

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim vijon angazhimin e saj për të monitoruar procesin e numërimit të votave në zona të ndryshme të Shqipërisë.

Në një postim në rrjetet sociale, diplomatja amerikane shfaqet duke parë nga afër procesin në Pallatin “Tomorr Sinani” në Elbasan dhe shprehet se është e gatshme të rikthehet aty nëse është e nevojshme.

“Sërish në Tiranë pasi vizitova KZAZ 47, 49 dhe 50 në Pallatin “Tomorr Sinani” në Elbasan. Falënderoj numëruesit për punën e tyre të vështirë. Qytetarët po mbështeten te policia për të siguruar sigurinë e të gjithëve ndërkohë që numërimi vijon. Vizita ime e dytë në dy ditë. Do të rikthehem nëse duhet”, shkruan Yuri Kim.