Liqeni Miçigan në Çikago i ngrirë për shkak të temperaturave polare që mbërthyen qytetin dhe një pjesë të mirë të Shteteve të Bashkuara. FOTO GETTY IMAGES
Perëndimi i mrekullueshëm në Australian Open. FOTO GETTY IMAGES
Një motor BMW i mbuluar nga bora dhe akulli në malin Feldberg pranë Frankfurtit. FOTO AP
Dy barinj turq futen bashkë me kafshët në ujërat termale pranë fshatit Budakli në juglindje të vendit, për t’i shpëtuar temperaturave të ulëta. FOTO AP
Një protestues kundër Brexit dhe një tjetër pro daljes nga unioni ulen pranë njëri tjetrit në një stol përballë godinës së Parlamentit britanik në Londër. FOTO REUTERS
Havana, Kubë. Një zjarrfikës mban në duar një foshnje të shpëtuar nga shtëpitë e goditura nga tornado. FOTO AFP
Brumadinho, Brazil. Zjarrfikësit kërkojnë për të mbijetuar nga shembja e një dige. FOTO AFP
Shën Pjetërburg, Rusi. Paradë ushtarake në përkujtim të 75-vjetorit të largimit të trupave naziste nga Leningradi, një betejë e përgjakshme nga e cila humbën jetën 800 000 persona. FOTO AFP
Jalandhar, Indi. Një leopard sulmon banorët e një lagje, fatmirësisht pa shkaktuar viktima para se të kapej. FOTO AFP
Në pritje të nisjes së garës tradicionale të slitave me qen në Çeki. FOTO AP