Sport Një City marsianësh, shkatërron Realin 4-0! Guardiola në finale të Champions kundër...

Një City marsianësh, shkatërron Realin 4-0! Guardiola në finale të Champions kundër Interit

Do të jetë Manchester City që do të ndeshet me Interin në finalen e Champions League në Stamboll më 10 qershor. Djemtë e Guardiolës, pas 1-l në Bernabeu, kanë shkatërruar formacionit e Ancelottit me një 4-0 të pastër.

Kampionët në fuqi të Champions League u dorëzuan pa kushte në Angli, duke mos arritur thuajse në asnjë moment të vënë në vështirësi skuadrën e Guardiola-s.

Për anglezët shkëlqeu portugezi Bernardo Silva me dy gola që në pjesën e parë. Në të dytën, kur pritej që Reali i Ancelotti-t të reagonte, ishin sërish anglezët që shënuan. Në minutën e 76-të, autogol i Militaos, ndërsa në shtesë rezultati u vulos nga kampioni i botës Alvarez.

Finalja e madhe e Champions League Inter-Manchester City do të zhvillohet më 10 qershor në Stamboll.