Sport Një historik i ekipit të futbollit “Tepelena”

Një historik i ekipit të futbollit “Tepelena”

Ekipi i futbollit “Tepelena” me trajner Mihal Çimi

Viti 1986 ishte viti që shënoi ndarjen e ekipit tradicional të futbollit “Minatori”, në dy ekipe: “Minatori” të Tepelenës dhe “Minatori” të Memaliajt, ekipe këto që bënin pjesë në të njëjtin klub sportiv.

Ekipi i futbollit “Minatori” të Tepelenës, vazhdoi të përfaqësohej me futbollistë nga ekipi “Minatori”, ku shumë pak prej tyre kaluan të luanin me ekipin e sapo formuar, “Minatori” të Memaliajt.

Ndeshjet filluan të luheshin në Tepelenë, në stadiumin “Sabaudin Shehu”.

Trajnerët e ekipit “Minatori” të Tepelenës, që nga fillimi kanë qenë: Vladimir Bushi (1986-87), Skënder Brahimi (1987-88), Vladimir S. Shehu. (1989-90) me zv/trajner, Ferman Haska. Në kampionatin e viteve 1990-92, ekipin e drejtoi trajner, Mihal Çimi. Në periudhën 1993-94, ndërpritet kampionati dhe në vitet 1994-95, e drejton trajner, Myzafer Shehu. Në vitin 1996-ë, ekipi i futbollit pagëzohet me emrin “Tepelena” me trajner, Aleks Imeri (1995-96). Në vitin 1997-ë, ndërpritet kampionati dhe në vazhdim me trajner, Ilir Selimi (1998-99), i cili në të njëjtën kohë, është lojtar dhe trajner. Në vitin 2000, ekipin e futbollit “Tepelena”, e drejtoi, trajner, Mihal Çimi. Në vazhdim e deri më sot në vitin 2023-e, ekipin e drejton trajneri, Ilir Selimi.

Disa nga lojtarët që kanë lujatur me këtë ekip janë:Aleksandër Qiqi (portier, kapiten nga Memaliaj), Flamur Hoxha (qendërmbrojtës nga Memaliaj), Bektash Caushi (mesfushor nga Memaliaj), Ndreko Qesko (mesfushor nga Memaliaj), Vladimir Muçi (mbrojtës, kapiten nga Memaliaj), Arben Shehu (mesfushor, sulmues nga Memaliaj), Ilir Selimi, Artan Mera (mbrojtës), Mustafa Nela (mesfushor nga Memaliaj), Artur Beluli (mbrojtës), Gëzim Nela (mesfushor nga Memaliaj), Kleanthi Laçi (mbrojtës), Alket Basha, (mbrojtës), Bledar Ruçi (sulmues), Arjan Puto (portier nga Memaliaj), Feim Lula (mesfushor), Luan Zoto, Ilir Skëndi (mesfushor), Bledar Nika (mbrojtës, Eugen Reçi, Erion Memushi, Ermal Çela, Nalton Musta, Leonard Stavri, Ervin Kaca, Roland Gaba (mesfushor, kapiten), Kostandin Uka (mesfushor), Romeo Burhani (mesfushor), Klodian Dogani, Markelian Halili, Edison Mesja, Aurel Llanaj, Kujtim Muçi (sulmues), Flamur Shehu (mesfushor, sulmues nga Memaliaj), Sadik Disha (mbojtës mesfushor nga Memaliaj), Dritan Seferi (sulmues nga Memaliaj), Klajdi Isaraj (portier), Kristian Sunda (portier), Qamil Skënderaj (mbrojtës), Mario Saka (mbrojtës), Juli Mera (mbrojtës), Pjerin Qori (mbrojtës), Ridimjel Abazi (mesfushor), Eduart Rustemi (mesfushor), Ardit Çunaj (mesfushor), Valtid Xhafa (mesfushor), Xhuliano Mirani (mesfushor), Xhuljo Burhani (mesfushor), Fatjon Karamani (sulmues), Klodi Brahimi (mesfushor), Romeo Kasneci (sulmues), Aleksandër Jaupi (mesfushor, sulmues), Dhimitër Shehaj (sulmues), Serxhio Fejzo (mbrojtës), Shpëtim Abazaj (mbrojtes), Retjan Sulaj (mbrojtes, kapiten), Beqir Buxaj (mbrojtes), Kosta Aliaj (sulmues), Joao Paulo Evangelista da Silva (sulmues brazilian), Demetrios David da Silva (mesfushor brazilian), Kulemans Havaraj (mesfushor), Dhimitrios Sakas (mbrojtes grek), Bruno Luiz Batista Nogueira (sulmues brazilian), Kleando Ruçi (mbrojtes), Arbër Shehu (mesfushor), Andi Cana (mbrojtes), Erald Kuçi (mbrojtes), Elis Beluli (mesfushor), Klosaid Avrami (portier), Sefedin Kalemi (mbrojtës), Andi Bakiasi (mbrojtës), Viktor Gjyla (mbrojtës), Djonis Ajdini (mbrojtës), Ymer Bahja (mbrojtës),  Kristian Sunda (mbrojtës), Enea Cana (mesfushorë), Tandi Teka (mesfushorë), Fatjon Karemani (mesfushorë), Haki Shele (mesfushorë), Arlind Jaupi (mesfushorë), Heklan Jaupi (mesfushorë), Geraldo Jaupaj (mesfushorë), Igli Kalemi (mesfushorë), Stavro Bidika (mesfushorë), Sorkadh Cana (mesfushorë), Armando Mezini (sulmues), Enver Kovaçi (sulmues), Alvaro Merko (sulmues), Gjergji Lushkaj (sulmues), Valtid Xhafa (sulmues), Armando Tare (sulmues), …etj.

Nën drejtimin e trajnerit, Ilir Selimi, ekipi i futbollit “Tepelena”, luajti për dy vjet rresht edhe në Kategorinë e I-rë.

Me sa jam në dijeni, prej vitit 1998 e në deri në vitet e para të 2000-it, president i klubit sportiv “Tepelena” ka qenë italiani, Luciano Currilio, i cili ka qenë drejtor i “Ujit të Ftohtë” të Tepelenës. Ndërsa në vitin 2013 e deri më sot (2023), president klubi është biznesmeni, Tërmet Peçi.

Edmond Ismailati

22 Janar 2023