Sport Një shqiptar ikën dhe një shqiptar vjen, Roma kërkon Mërgim Vojvodën

Një shqiptar ikën dhe një shqiptar vjen, Roma kërkon Mërgim Vojvodën

Roma po mendon që tani edhe për sezonin e ardhshëm, pra për goditjet që synon të bëjë me merkaton e verës për të forcuar skuadrën. Një nga profilet që po ndiqet me shumë interes është edhe ai i Mërgim Vojvodës, lojtari të Kosovës që luan për Torinon aktualisht.

Trajneri Juriç duket se e ka rilindur lojtarin anësor kohët e fundit dhe në verë Vojvoda mund të jetë një nga goditjet e Romës, pasi përshtatet në role të ndryshme. Me sa duket, te skuadra kryeqytetase një shqiptar do të afrohet dhe një tjetër shqiptar do të largohet, po të kemi parasysh situatën me Marash Kumbullën, i cili nuk po e gjen dot veten me Mourinjon.

Mbetet për t’u parë nëse Torino do të ishte e gatshme ta linte kosovarin të largohej në mes të sezonit.

Kritika për Kumbullën ka pasur së fundi edhe nga një prej gazetarëve më të njohur italianë, Mario Sconcerti, i cili është shprehur se mbrojtësi kuqezi është rasti klasik i lojtarit të mbivlerësuar.