Në natën e katërt të festivalit të madh të muzikës në Itali, “Sanremo” është ngjitur në skenë një tjetër artiste shqiptare.
Bëhet fjalë për Dua Lipën, këngëtaren që na bën gjithnjë krenarë.
Këngëtarja me origjinë shqiptare ishte e ftuara speciale e mbrëmjes dhe i vuri flakën skenës.
Ajo këndoi këngën “Don’t start now” e shoqëruar nga një trupë profesionistësh baleti.
Dua kishte zgjedhur një veshje ekstravagante prej lëkure të zezë dhe model të thjeshtë flokësh.
Performanca e saj u duartrokit nga publiku, pasi Dua përcolli gjithë energjinë në skenë.