Kuriozitete Një tradhti amatore! Burri që u bë qesharak në të gjithë botën...

Një tradhti amatore! Burri që u bë qesharak në të gjithë botën (VIDEO)

Një tifoz i futbollit u bë kryefjala e rrjeteve sociale këtë fundjavë, pas reagimit të tij kur kuptoi se kamera në stadium e filmoi teksa po puthte të dashurën e fshehtë… duke menduar se po i fshihej partneres.

Kamerat kapën momentin kur djali nga Spanja puthi të dashurën, dhe kur kuptoi se “u kap mat”, e hoqi menjëherë dorën prej saj, sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

Por nuk kaloi shumë dhe video u bë virale në rrjet, aq sa ai u detyrua të reagonte dhe të pranonte që kishte tradhtuar partneren, duke kërkuar ndjesë.

“Do ta mbroj nderin dhe krenarinë time si burrë deri në fund. Askush nuk do të jetë në gjendje të dëmtojë imazhin tim. Ato gra që po më kritikojnë e di shumë mirë që edhe vetë kanë tradhtuar, ndonëse vazhdojnë të më komentojnë”, tha ai.