Shëndet Njihuni me bimën që largon toksinat nga shtëpia

Njihuni me bimën që largon toksinat nga shtëpia

Shkencëtarët kanë arritur të modifikojnë në kushte laboratorike një bimë që mbahet në shtëpi, e cila do të shërbejë për pastrimin e ajrit nga toksinat e dëmshme.

Filtrat e ajrit nuk trajtojnë molekulat e vogla siç mund të jenë kloroform dhe benzeni, të cilat gjithashtu njihen edhe si të lidhura me shkakun e shfaqjes së sëmundjes së kancerit të gjirit.

Bima e quajtur Pothos Ivy është modifikuar në laborator që të ketë fuqinë për të hequr këto molekula nga ajri dhe t’i përdorë ato si ushqim për vete për t’u rritur.

Kur bimët u vendosën në një tub qelqi të mbushur me ajër të ndotur, përqendrimet ranë ndjeshëm gjatë ditëve të ardhshme, duke qenë pothuajse të padallueshme. Kloroformi është i pranishëm në sasi të vogla në ujin që përmban klor dhe benzoli, i cili është një komponent i benzinës dhe rrjedhimisht nga tymi i shkarkimit, mund të formohet në shtëpi kur njerëzit bëjnë dush ose ziejnë ujin.

Profesor Stuart Strand, pjesë e studimit, tha: “Njerëzit nuk kanë folur për këto përbërës organikë të rrezikshëm në shtëpi, dhe mendoj se është për shkak se ne nuk mund të bënin asgjë për to. Tani ne kemi bimë të ndryshuara dhe modifikuara në kushte laboratorike për të eleminuar këta ndotës për ne. Ekipi modifikoi bimët për ti shtuar një proteinë të quajtur citokrom P450 2E1, ose 2E1, e cila mund të gjendet në mëlçinë e njeriut. Bimët përdorin dioksid karboni dhe jonet klorur për tu ushqyer dhe përdorin fenol për të ndihmuar në krijimin e komponentëve të mureve të tyre qelizore”.

Hulumtuesit bënë një version sintetik të gjenit dhe e futën atë në ivy pothos, që ekipi përdor për shkak të aftësisë së kësaj bime për të qenë e përshtatur me shumë kushte. Autori i studimit Dr Long Zhang tha: “Ne kemi dashur ta bëjmë këtë në pothos sepse është një bimë që mbahet në shtëpi mjaft e fuqishme dhe që gjithashtu rritet mirë nën të gjitha llojet e kushteve”.

Bima nuk lulëzon në klimën e butë kështu që bimët e modifikuara gjenetikisht nuk do të mund të përhapeshin me anë të polenit. U deshën më shumë se dy vjet për të modifikuar këtë lloj bime në laborator.

Studiuesit më pas testuan aftësinë e bimëve të modifikuara për të hequr ndotësit nga ajri në krahasim me rezultatet e bimës në gjendjen normale. Ekipi tani po punon për të përmirësuar kapacitetin e bimëve duke shtuar një proteinë që mund të shkatërrojë një tjetër molekulë të rrezikshme që gjendet në ajër të pastër, të quajtur formaldehid.