Bota Njihuni me “rojen” e Aja Sofias në Stamboll, macen që merr vëmendjen...

Njihuni me “rojen” e Aja Sofias në Stamboll, macen që merr vëmendjen e gjithë turistëve (Video)

Ka qenë kishë për pothuajse një mijëvjeçar, xhami për afro 500 vite dhe muze për 84 vite. Por për 15 vitet e fundit, Aja Sofia është bërë shtëpi e një maceje tejet e të veçantë me emri Gli.

Emri i saj vjen nga “Gri” që edhe në shqip korrespondon me ngjyrën që ka, por për shkak të ëmbëlsisë së saj, u quajt me emrin përkëdhelës “Gli”.

Ajo qëndron aty duke “stolisur” hyrjen kryesore të Aja Sofias. Aty jeton aty me motrën e saj Kizim, dhe argëton shumicën e vizitorëve që kalojnë aty.

Por ku e morri famën Gli?

Ajo u bë e njohur me vizitën e Barak Obamës në Aja Sofia, ku u përkëdhel me dashuri nga ai dhe atëherë kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan.

Ajo është e famshme madje edhe në Instagram, ku ka shumë ndjekës.

Ajo bën një punë të shkëlqyer duke “mbrojtur” Aja Sofinë historike, por edhe duke rrëmbyer vëmendjen e gjithë vizitorëve.