Ekonomi Norvegjia, vendi lider në prodhimin energjisë së rinovueshme

Norvegjia, vendi lider në prodhimin energjisë së rinovueshme

Norvegjia është vendi me përqindjen më të lartë të prodhimit të energjisë së rinovueshme tregojnë të dhënat më të fundit.

Studimi i platformës “Utility Bidder” zbulon 20 vendet me energjinë më të pastër dhe ato me ndotje më të lartë.

Energjia e pastër apo e rinovueshme prodhohet nga mbetjet, era, dielli dhe uji.

56% e energjisë që Norvegjia përdor vjen nga burime të rinovueshme.

Në vend të dytë pas saj vjen Brazili dhe Zelanda e Re e treta.

Norvegjia është vendi që ka numrin më të madh të hidrocentraleve në botë, duke garantuar 43% të furnizimit me energji.

Brazili e bazon prodhimin më të madh të energjisë përmes bimëve dhe mbetjeve.

Kurse Zelanda e Re është lider në prodhimin e energjisë nga era dhe energjia diellore.

Vendi që prodhon më pak energji përmes burimeve të rinovueshme është Singapori, i cili 98% e ka të bazuar tek përdorimi i fosileve.

Më pas vijnë Australia dhe Afrika e Jugut që gjithashtu kanë varësi nga prodhimi i energjisë përmes termocentraleve.