Horoskopi Nuk dinë çfarë duan, moskokëçarës dhe “dembelë”! Vërtet mendoni se i njihni...

Nuk dinë çfarë duan, moskokëçarës dhe “dembelë”! Vërtet mendoni se i njihni mirë Peshqit?

1 – Nëse ekziston diçka që Peshqit urrejnë, ose më saktë nuk përpiqen fare është shmangja e konflikteve. E urrejnë përballjen dhe nuk kanë natyrë luftarake. Në vend që të thonë çfarë kanë në zemër, thjesht shmangin konfliktet dhe arratisen në botën e tyre imagjinare.

2- Duke qenë shenjë uji, Peshqit shpesh shkojnë me rrymën. Janë të pavendosur dhe nuk dinë çfarë duan. Arrijnë në gjendjen e të kërkuarit më shumë nga ç’mund të ofrojnë dhe nëse nuk marrin një vendim, zhgënjehen. Në marrëdhënie kërkojnë një partner dominant që i mban me këmbë në tokë.

3- Pavarësisht aftësive dhe talenteve që kanë, janë të prirur të kenë vetëvlerësim të ulët, diçka që i pengon në rrugën e tyre. Duhet të mos ndjehen keq me veten dhe të pushojnë së pasuri dyshime tek vetvetja nëse duan të jenë të lumtur dhe të suksesshëm në jetë.

4- Janë bujarë dhe të dhembshur deri në pikën e vetëmohimit. Shpesh e gjejnë veten në një situatë ku të tjerët përfitojnë sepse janë shumë bujarë dhe kuptues me çdo njeri. Mund të ndikohen lehtë nga të tjerët.

5- Nëse i pyet, shumica e njerëzve do të thonin se mbindjeshmëria është një nga trajtat më irrituese të Peshqve. Mund të lëndohen lehtë dhe ta ekzagjerojnë rëndësinë e çdo gjëje. Për shkak të personalitetit të tyre shumë sensibël, çdo gjë e mbajnë në zemër. Çdo gjë ndikon thellë tek ta.

6- Mund të jenë dembelë, por vetëm për gjërat që nuk kanë rëndësi për ta. Në këtë rast entuziazmi i tyre është jetëshkurtër dhe niveli i tyre i energjive zgjat për kohë të shkurtër. Duhet të besojnë tek kauza e punës së tyre në mënyrë që të ndihen të motivuar, dhe të punojnë shumë për të.