Aktualitet Nuk justifikoi pasurinë, vetingu shkarkon zëvendësdrejtorin e Gardës së Republikës

Nuk justifikoi pasurinë, vetingu shkarkon zëvendësdrejtorin e Gardës së Republikës

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit shkarkoi të premten nga detyra Besim Shabanin, i cili ishte zëvendësdrejtor i Shërbimit të Sigurisë Fizike të Personaliteteve të Larta të Shtetit në Gardën e Republikës.

Trupa vlerësuese e përbërë nga Ledian Rusta, Luljeta Qoku dhe Sonila Kadareja konstatoi probleme në kriterin e pasurisë. Tre vlerësuesit nuk u bindën nga justifikimi i Shabanit për një ndihmë prej 20 mijë dollarësh që i kishte dërguar i vëllai nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe disa përfitime nga interesa bankare.

Përpara trupës së komisionit ai tha se nuk ka pasur qëllim fshehjen e të ardhurave, por nuk ka pasur dijeni si plotësohej formulari i deklarimit.