Extra “Nuk kisha të haja”, Eli Fara rrëfen periudhën më të vështirë të...

“Nuk kisha të haja”, Eli Fara rrëfen periudhën më të vështirë të jetës

Eli Fara është një nga zërat më të dashur për publikun shqiptar. E shohim gjithmonë të mirëmbajtur dhe që bën një jetë mjaft të mirë, por jo gjithçka ka qenë kaq e lehtë për yllin shqiptar.

E ftuar në “Thumb”, Fara ka folur për periudhën që nuk ka pasur as të hajë.

 “Momenti më i vështirë ka qenë në fillim, pas ’90 sepse ne jemi brezi që e kemi filluar nga zero. Dhe unë jam tipi që të mos kisha të haja nuk tregoja.

Dhe në këtë aspekt jam krenare për veten që e kam kaluar vetë dhe nuk ua kam ngarkuar askujt. As prindërve.

Thoja lekë kam, mund të mos kisha po nuk thoja. Njeriu duhet të ketë karakter,”- është shprehur këngëtarja.