Bota Nuk ndalen protestat në Barcelonë, 500 mijë njerëz në shesh

Nuk ndalen protestat në Barcelonë, 500 mijë njerëz në shesh

Kanë vijuar për të pestën ditë radhazi protestat e banorëve të Katalonjës pas vendimit të Gjykatës së Lartë spanjolle për të burgosur liderët separatist katalanas. Me qindra e mijëra njerëz dolën në rrugët e Barcelonës duke valëvitur flamujt e rajonit e duke kërkuar lirimin e të burgosurve.

Protesta gjatë ditës në përgjithësi kaloi e qetë me raste sporadike dhune me policinë me rënien e mbrëmjes. Policia përdori gazin lotsjellës për të larguar protestuesit nga rrugët kryesore të cilat qëndruan për shumë orë të bllokuara. Sipas vlerësimeve të policisë në protestën e ditës së premte morën pjesë mbi 520 mijë persona.

Protestat e ditëve të fundit në Katalonjë erdhën pas dënimeve të gjata me burg që drejtësia spanjolle vendosi për 9 drejtues të lartë të rajonit, përfshirë këtu dhe ish zëvendëspresidentin.

Për shkak të përshkallëzimit të akteve të dhunës, autoritetet vendosën dhe shtyrjen e “El Clasicos” së futbollit mes Barcelonës dhe Realit të Madridit.