Kryesore Nxënësja e kthyer në ikonë, kush është adoleshentja që po frymëzon botën

Nxënësja e kthyer në ikonë, kush është adoleshentja që po frymëzon botën

Me nismën “Fridays for Future” suedezja 16-vjeçare, Greta Thunberg ka frymëzuar të rinjtë (dhe jo vetëm) të protestojnë për klimën. Synimi është vënia në lëvizje e politikanëve për mbrojtjen e klimës.

“Duhet të fokusohemi më çdo qelizë të qenies sonë për ndryshimet klimatike, pasi nëse dështojmë ta bëjmë atëherë arritjet dhe progresi i shënuar, do të shkojnë dëm”.

Adoleshentja suedeze Greta Thunberg, tërhoqi fillimisht vëmendjen në gusht të 2018-ës, kur braktisi mësimin për të protestuar jashtë parlamentit suedez çdo të premte. Aktivistes, atëherë 15-vjeçare iu bashkua një grup i vogël nxënësish të tjerë në Stokholm, para se fushata të joshte dhjetëra mijëra student në më shumë se 24 vende, ku e premtja u kthye në ditë protestash në shkolla.

Deri në mars të 2019-ës, numri i studentëve që iu bashkuan iniciativës shkoi në më shumë se 2 milionë në rreth 135 vende. Greta u kthye shpejt në ikonë të lëvizjes, duke u kandiduar për çmimin Nobel të paqes dhe duke u përfshirë mes njerëzve me më shumë ndikim të revistës Time. Është vlerësuar me çmimin e Normandisë për lirinë dhe atë të ambasadores së ndërgjegjes nga Amnesty International.

Në më pak se një vit, nga nisja  e fushatës së pagëzuar si ‘të premtet për të ardhmen’, Thunberg mbajti një fjalim në Parlamentin Europian, u takua me Papa Françeskun dhe iu drejtua gjithashtu ligjvënësve britanikë.

Në gusht të 2019-ës, pas 14 ditësh udhëtim me një mjet pa emetime karboni, Greta mbërriti në Nju Jork për të marrë pjesë në samitin e OKB për klimën. Ndërkaq, numri total i protestueeve arriti në 3.6 milion nga 169 vende.

Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara, Thunberg u takua me presidentin amerikan Barak Obama, presidenten e përgjithshme të asamblesë së Kombeve të Bashkuara, Maria Fernanda Espinosa si dhe mbajti një fjalim në kongres ku u tha ligjvënësve të zgjohen e të dëgjojnë shkencën.

Para disa vitesh ajo u diagnostikua me Asperger, një lloj autizmi. “Unë e shoh botën nga një tjetër perspektivë: bardhë e zi. Mua nuk më pëlqen kur disa njerëz kanë të drejtën të flasin dhe të tjerët duhet të veprojnë. E pikërisht kështu ndodh me çështjen e klimës”, thotë aktivistja e re.