Bota OKB ngre alarmin: Sulme të mundshme nga ISIS brenda këtij viti

OKB ngre alarmin: Sulme të mundshme nga ISIS brenda këtij viti

Organizata terroriste ISIS, mund të kryejë sulme të reja deri në fund të këtij viti. Alarmi është lëshuar nga një raporti i Kombeve të Bashkuara, i bazuar në të dhënat e shërbimeve të inteligjencës të të gjithë vendeve anëtare.

Sipas raportit, janë 30 mijë luftëtarë të huaj që mund të jenë akoma gjallë dhe të gatshëm për aksion në të gjithë botën.

Dokumenti i OKB, nënvizon se Europa rrezikon të jetë një shënjestër kryesore e terroristëve. Alarmi bazohet në faktin që rreth 2 mijë europianë, të cilët iu bashkuan ISIS në Siri dhe Irak, mund të jenë rikthyer në kontinentin e vjetër.

Kalifati, sipas raportit të OKB-se, zotëron nga 50 deri në 300 milionë dollarë fonde.