Extra Olta Gixhari: Dua të varem nga burri, e urrej barazinë gjinore

Olta Gixhari: Dua të varem nga burri, e urrej barazinë gjinore

Në “Thumb” Olta Gixhari ka rrëfyer se ajo personalisht e urren barazinë gjinore sepse në thelb nuk është aspak e tillë.

“Unë i respektoj shumë rregullat e femrës. Nuk më pëlqen barazia gjinore.

E urrej barazinë gjinore. Ne duam barazi gjinore të shtrembër, e duam por lekët burrit ja marrim.

Lëre se çfarë themi ne, por çfarë ndodh përreth. E duan, por i pyesin për lekët tek banka.

Unë dua një mashkull që të jem e varur nga ai jo vetëm monetarisht, por për çdo gjë. Unë kam dëshirë të ndihem femër.

Sot janë ngatërruar këto gjëra, po ndërrohen pozicionet, s’po merret vesh kush është femër kush është mashkull”, ka treguar Olta.