Sport Optimizmi i Guardiolës: Do të kthehemi më të fortë dhe më të...

Optimizmi i Guardiolës: Do të kthehemi më të fortë dhe më të bashkuar

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka folur për ndalimin e kampionatit dhe situatën me përhapjen e COVID-19. Numri një i “Qytetarëve” e ka kaluar me humor një moment të tillë.

“Ne do të kthehemi më të fortë pas kësaj lufte ndaj COVID-19. Do të jemi padyshim më të bashkuar pas këtij momenti të vështirë, por në krahun tjetër do të jemi dhe më të shëndoshur”, – tha Guardiola.

Premier League ishte ndër kampionatet që u mbyll më vonë dhe momentalisht nuk ka një datë rikthimi. Ishulli britanik po përballet me një situatë të vështirë, pasi ende nuk ka mbërritur te piku i të prekurve.